Aktori Mike Myers është ribashkuar me yjet e tjerë të filmit Austin Powers për të përcjellë një mesazh përmes një reklame që do të transmetohet në eventin sportiv Super Bowl.
Në reklamën për General Motors, Myers rikthen rolin e tij si Dr. Evil bashkë me Seth Green si djali i tij Scott dhe Mindy Sterling si Frau Farbissina.
Në videon (që mund ta shikoni më poshtë) Dr. Evil dhe përcjellësi i tij marrin kontrollin e General Motors, derisa përfshihen në debat në lidhje me ndryshimet klimatike që, siq paraqitet në video, është “problemi numër një në botë tani”.