Një hetim për vrasje është duke u zhvilluar në kryeqytetin anglez pasi një grua u vra dhe dy burra u plagosën në një të shtëna të trefishtë në veriperëndim të Londrës.

Gruaja, që besohet të jetë rreth të 40-ave, u gjet e plagosur e që pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Dy burra, të dy rreth të 30-tave, gjithashtu pësuan lëndime. Njëri mbetet në spital në gjendje kritike; lëndimet e tjetrit janë jashtë rrezikut për jetën.

Oficerët e Policisë Metropolitane u njoftuan për të shtënat mbrëmë (e shtune) rreth orës 21:15 në Glifford Road në Harlesdon.

Krye-polici Tony Josephs, nga Njësia e Komandës North West, tha: “Ky është një incident vërtet tronditës që ka lënë një grua të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, dhe unë e kuptoj shqetësimin që kjo do të shkaktojë në komunitetin lokal si dhe në të gjithë Londrën. “Dua të siguroj njerëzit se një ekip detektivësh me përvojë po punojnë tashmë me shpejtësi për të bashkuar ngjarjet e natës së kaluar dhe për të identifikuar kush ishte përgjegjës për këtë akt të urryer dhune.”

“Nëse keni qenë në ose rreth Gifford Close në kohën e të shtënave, ose keni ndonjë informacion se kush ishte përgjegjës, ju lutemi na kontaktoni. Një familje ka mbetur e shkatërruar dhe ne duhet të punojmë së bashku për t’u dhënë atyre përgjigje. ” raporton Sky News.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *