Është bërë tërheqja e shortit të UEFA Ligës së Kombeve për eliminime dhe play-off.Kosova, si e pozicionuar e dyta e Grupit 2 të Ligës C, është përcaktuar të luajë kundër Islandës.

Në rast të fitores, Kosova mund të ngjitet në Ligën B.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 20 mars 2025, ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet në Reykjavik më 23 mars 2025.
Shorti i sotëm:
Liga A (faza e eliminimit)
Holanda – Spanja
Kroacia – Franca
Danimarka – Portugalia
Italia – Gjermania

Liga A/B (play-off)
Turqia – Hungari. Ukraina – Belgjika. Austria – Serbia. Greqia – Skocia
Liga B/C (play-off)
Kosova – Islanda. Bullgaria – Irlanda. Armenia – Gjeorgjia. Sllovakia – Sllovenia
Liga C/D (play-off)
Gjibraltari – Letonia. Malta – Luksemburgu

Kur luhen ndeshjet e eliminimit dhe play-off-ët e rënies/ngritjes së UEFA Ligës s Kombeve?
Ndeshjet e play-offit për Ligën B/C dhe Ligën A/B, si dhe çerekfinalet e fazës eliminatore, janë planifikuar të zhvillohen në mars 2025.
Ndeshjet e para janë caktuar për të enjten, më 20 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit të dielën, më 23 mars.
Playoff-et e Ligës C/D janë planifikuar për të enjten, 26 mars dhe të martën, 31 mars.
Gjysmëfinalet e eliminimit do të zhvillohen më pas në pushimin e mëpasshëm ndërkombëtar në qershor 2025, me ato lojëra të planifikuara për 4-5 qershor. Finalja është të dielën më 8 qershor.(klankosova.tv)