Qytetarët që duan të bëjnë testin për Covid-19, tani mund ta bëjnë edhe në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në qendër të Prishtinës.
Përmes një njoftimi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për dy ditët që do të mundësohet ky testim dhe sensibilizim i qytetarëve.
“Testimi bëhet prej orës 9.30 deri në ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020. Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, bëhet në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR”, thuhet, ndër të tjera, në njoftimin e IKSHPK-së.