Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar opinionit, një ditë pas kthimit nga Haga ku ishte intervistuar nga Gjykata Speciale.
Në fjalimin e sotëm, përmes televizionit publik, Thaçi është shprehur i bindur se do të dal i pastër në fund të procesit.
Ai tha se “ky proces i radhës është në vazhdën e 22 viteve të akuzave, shpifjeve e fabrikimeve mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe shtet”.
Thaçi më tutje tha: “Ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së si një rol i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për lirinë e fituar për të gjitha gjeneratat që do ta gëzojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik”.
Më poshtë, ndiqni fjalimin e plotë të Presidentit Thaçi