Presidenti Hashim Thaçi ka shpjeguar se çfarë është folur dhe kërkuar gjatë takimit të tij me zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se “mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë.”
“Prandaj, nevoja që me urgjencë të merren vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takim me Sekretarin Pompeo dhe me Këshilltarin për Siguri Nacionale, O’Brien.”
Presidenti Thaçi ka kërkuar nga qeveria që të mos humbet kohë dhe të merren vendime të duhura strategjike.
“Hezitimi eventual për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm, sepse këto vendime janë rruga e vetme për t’i arritur qëllimet tona shtetërore dhe strategjike.” ka përfunduar postimin e tij Thaçi.