Rama tha se mbyllja do të fillojë vitin e ardhshëm.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se qeveria do të mbyllë shërbimin video TikTok për një vit, duke e fajësuar atë për nxitje të dhunës dhe bullizmit, veçanërisht midis fëmijëve.
Autoritetet shqiptare zhvilluan 1 300 takime me mësues dhe prindër pas vdekjes së një adoleshenti, në mes të nëntorit, nga një adoleshent tjetër pas një sherri që filloi në TikTok.
Kryeministri Edi Rama, duke folur në një takim me mësues dhe prindër, tha se TikTok “do të ishte plotësisht i mbyllur për të gjithë. … Nuk do të ketë TikTok në Republikën e Shqipërisë.
”Rama tha se mbyllja do të fillojë vitin e ardhshëm.
TikTok, në një përgjigje me email, për Albanian Post, ndaj një kërkese për koment kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshenti të therur me thikë.
Kompania tha se “lidhur me incidentin tragjik të përmendur, nuk kemi gjetur asnjë provë që autori ose viktima të kishin llogari në TikTok. Për më tepër, disa raporte kanë konfirmuar se videot që lidhen me këtë incident janë postuar në një platformë tjetër, jo në TikTok.
”Kjo deklaratë vjen pas vendimit të qeverisë, i cili ka shkaktuar një debat të gjerë në opinionin publik dhe në qarqet ndërkombëtare.
Fëmijët shqiptarë përbëjnë grupin më të madh të përdoruesve të TikTok në vend, sipas studiuesve vendas.
Ka pasur shqetësime në rritje nga prindërit shqiptarë pas raportimeve të fëmijëve që marrin thika dhe sende të tjera në shkollë për t’i përdorur në grindje ose raste ngacmimi të nxitura nga historitë që ata shohin në TikTok.
”Operacionet e TikTok në Kinë, ku është kompania e tij mëmë, janë të ndryshme, duke promovuar si të studiojmë më mirë, si të ruajmë natyrën … e kështu me radhë”, sipas Ramës.
Autoritetet kanë vendosur një sërë masash mbrojtëse në shkolla, duke filluar me një prani të shtuar të policisë, programe trajnimi dhe bashkëpunim më të ngushtë me prindërit.
Rama tha se Shqipëria do të ndjekë se si kompania dhe vendet e tjera do të reagojnë ndaj mbylljes njëvjeçare përpara se të vendosin nëse do ta lejojnë kompaninë të rifillojë aktivitetin në Shqipëri.
Jo të gjithë ishin dakord me vendimin e Ramës për të mbyllur TikTok.
“Vendimi diktatorial për mbylljen e platformës së mediave sociale TikTok … është një akt i rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë”, tha Ina Zhupa, deputete e Partisë Demokratike të opozitës.
“Është një akt i pastër elektoral dhe abuzim me pushtetin për të shtypur liritë”, shtoi ajo.(Albanian Post)