Administrata Tatimore e Kosovës, ka arritur që në tremujorin e parë të vitit 2022 t’i realizojë mbi 177 milionë euro të hyra tatimore.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka thënë se në raport me planin, kanë mbi 23 milionë të hyra të realizuara apo mbi 15 për qind, ndërsa në raport me vitin paraprak të hyrat tatimore janë rreth 40 milionë euro më tepër të hyra tatimore, apo 31.9 për qind.
“Këto statistika në raport me vitin 2021 që thashë se janë 31.9 për qind më të larta, nëse i krahasojmë me vitet 2020 e 2019 janë ende më të larta. Ndërsa, në krahasim me vitin 2019 të hyrat e këtij viti janë afro 50 për qind”, është shprehur Murtezaj për Klan Kosova.
Tutje, kreu i ATK-së tha se sektori i bankave është ai që paguan më tepër, por duke mos përjashtuar edhe sektorët e shitjeve me shumicë dhe pakicë.