Serbia po përdor pengesat, ndër to edhe çështjen e targave, për të penguar “në çdo mënyrë” njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ka deklaruar Nevenka Tromp, ligjëruese e Studimeve për Evropën Lindore në Universitetin e Amsterdamit në Holandë.

“Nuk pres ndonjë marrëveshje nga pala serbe, sepse Serbia, me hapa të vegjël, po i përdor këto pengesa për të fshehur strategjinë reale pas politikës konsistente të saj, dhe kjo është për të penguar në çdo mënyrë njohjen e statusit të Kosovës si një shtet të pavarur”, ka thënë Tromp në një intevistë për REL.

Ajo ka thënë se Kosova nuk është palë që po pengon procesin dhe se Kryeministri Albin Kurti po tregon gatishmëri për bashkëpunim.

“Mendoj se kryeministri Kurti nuk ka asgjë për të humbur, aq më pak autoritetin e tij si kryeministër, duke e shtyrë edhe një herë zbatimin e këtyre masave administrative, sepse kjo tregon bashkëpunim ndaj Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare.”

Lexo intervistën e plotë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *