Reuters nën siglën e lajmit ekskluziv duke u bazuar në burime të ndryshme afër Donald Trump raporton se pritet që Richard Grenell të caktohet si Përfaqësuesi Special për Ukrainën.

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump po konsideron të caktoj Richard Grenell, ish-shefin e tij të inteligjencës, si një i dërguar special për konfliktin Rusi-Ukrainë. Këtë e thonë më së paku katër burimeve të njohura me planet e tranzicionit.

Grenell, i cili shërbeu si ambasador i Trump në Gjermani dhe ishte ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të Trumpit 2017-2021, do të luante një rol kyç në përpjekjet e Trump për të ndalur luftën nëse ai zgjidhet përfundimisht për këtë post.

Ndërsa aktualisht nuk ka asnjë të dërguar të posaçëm të dedikuar vetëm për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, Trump po konsideron krijimin e rolit, sipas katër burimeve, të cilët kërkuan anonimitetin për të diskutuar diskutimet e brendshme.

Trump përfundimisht mund të vendosë të mos krijojë postin e një të dërguari të posaçëm për konfliktin në Ukrainë, megjithëse ai është duke e konsideruar fuqimisht një gjë të tillë, thanë burimet. Nëse e bën këtë, ai në fund mund të ndërron mendje dhe të cakton dikë tjetër për rolin.

Për më shumë nuk ka asnjë garanci që Grenell do ta pranonte një pozitë të tillë shkruan ndër tjerash Reuters në lajmin e publikuar me siglën ekskluzive. (Reuters)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *