Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara “kanë kaluar kulmin” e pandemisë së koronavirusit dhe ka paralajmëruar se disa shtete do të rihapen gjatë këtij muaji.

“Do të rikthehemi fëmijë, të gjithë ne,” është shprehur Trump. “Duam ta kthejmë vendin tonë.”

Deri më tani, SHBA-të kanë afër 640,000 raste të të infektuarve me Covid-19 dhe mbi 30,900 të vdekur.

“Të dhënat tregojnë se në nivel kombëtar kemi kaluar kulmin e rasteve të reja,” ka thënë Trump të mërkurën, transmeton BBC.

“Shpresojmë të vazhdoj kështu, dhe ne të vazhdojmë të bëjmë përparim të madh.”

Trump gjithashtu tha se ka shikuar raportet e paverifikuara që thonë se koronavirusi mund të ketë dalë  nga një laborator në qytetin Wuhan të Kinës, dhe jo të ketë shpërthyer nga një pazar ushqimi brenda qytetit.

Një raport i Fox News, bazuar në disa burime të paidentifikuara, thotë se koronavirusi ishte një sëmundje natyrale që rrjedhi nga një hapsirë mjekësore në Wuhan që i mungonin protokolet e sigurisë, dhe kishte infektuar një punonjëse e cili më pas e kishte transmetuar atë te i dashuri i saj.

“Po ju them se jemi duke dëgjuar çdo ditë më shumë këtë rrëfim, dhe do të shohim,” është shprehur Trump rreth këtyre raportimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *