Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, Joe Biden.
“Për të gjithë ata që kanë kërkuar të dinë, unë nuk do të marr pjesë në inaugurim më 20 Janar,” ka shkruar Trump në Twitter.
Ai i bëri komentet disa orë pasi premtoi për një tranzicion paqësor të pushtetit
Ndërkohë, siç transmeton Zëri i Amerikës, demokratët në Kongres po ndërmarrin veprime për nisjen sa më parë të procedurave për shkarkimin e Trump, duke kërkuar veprime të vendosura, të menjëhershme për të siguruar siç thonë ata që zoti Trump të mos shkaktojë të tjera dëme.
Lexo më shumë këtu