“Ushtria Mbretërore êshtë gati qysh sonte të luftoj kundër Rusisë nëse ajo sulmon Evropën Lindore” u shpreh oficeri i dytë në hirearkinë e ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Zëvendës-kreu i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar Rob Magowan, tha mbrëmë se trupat britanikë janë gati të luftojnë me forcat e Vladimir Putinit nëse Rusia do të niste pushtimin e një vendi tjetër evropian pas Ukrainës.

“Unë nuk mendoj se dikush duhet të mendojë se nëse rusët do të pushtonin Europën Lindore sonte, ne nuk do të luftonim”, deklaroi ai dje, përcjell Klankosova.tv.
Deklarata e Magowan, erdhi disa orë pasi ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar, Andrei Kelin paralajmëroi se përdorimi i raketave “Storm Shadow” nga Ukraina në territorin rus do të thotë se Britania “tani është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë luftë”.(klankosova.tv)