Turqia nuk përkrah anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO pasi i cilëson si vende që brenda parlamenteve të tyre kanë përkrahës të terrorizmit.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se tani për tani nuk përkrah anëtarësimin e këtyre dy vendeve në NATO.
“Ato vendet skandinave janë si bujtina të grupeve terroriste. Ka përkrahës të terrorizmit në parlament. Ne nuk mund të jemi pozitiv ndaj kësaj,” ka thënë Erdogan, transmeton Klan Kosova.
Ai e shpjegoi kundërshtimin e tij duke përmendur mbështetjen e supozuar të Suedisë dhe vendeve të tjera skandinave për militantët kurdë dhe të tjerët që Turqia i konsideron si terroristë.