Ushtarë të forcave elitë të Australisë kanë vrarë paligjshëm 39 persona gjatë luftës në Afganistan, ka zbuluar raporti i një hetimi të shumëpritur.
Pas katër vite hetime, Forca Australiane e Mbrojtjes (ADF) ka publikuar të gjeturat rreth veprimeve të paligjshme të disa prej ushtarëve australian gjatë luftës afgane.
Në raport, ndër të tjera, thuhet se 19 ushtarë të tanishëm apo ish-ushtarë të forcave speciale janë hetuar nga policia rreth vrasjeve të “të burgosurve, fermerëve apo civilëve” gjatë viteve 2009-13.
Hetimi i kryer nga Major-Gjerneral Paul Brereton është realizuar përmes intervisitimit të më shumë se 400 dëshimtarëve, transmeton BBC News.
Në raport thuhet se 25 ushtarë australianë të forcave speciale kishin qenë pjesë e vrasjeve të paligjshme, direkt ose si “bashkfajtorë” në 23 incidente të ndara. Raporti rekomandon që policia federale të hetoj 36 incidente në total.
Komisioni i Pavarur i të Drejtave të Njeriut në Afganistan ka mirëpritur raportin por ka theksuar që nuk është paraqitur evidencë e mjaftushme për të siguruar akuza kriminale.
“Vetëm përmes një serie të hetimeve të pavarura do të zbulojmë shtrirjen e vërtetë të kësaj mospërfillje ndaj jetës afgane, që kishte normalizuar vrasjen, dhe rezultoi në krime lufte.”
Ndërkohë, Elaine Pearson nga Human Rights Watch i tha BBC-së: “Kjo është një përligjje – kjo është një pranim që këto krime kanë ndodhur.”
Mediat australiane kanë raportuar se hetimet policore mund të zgjasin dhe mund të duhen vite derisa të nisin gjykimet e mundshme për krime.