Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 70 milionë euro në ndihmën për vendet e Ballkanit Perëndimor për të pasur qasje në vaksinën kundër Covid-19.
“Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në mbarimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor.
Paketa do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë në mbulimin e kostos së vaksinave për grupet prioritare në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme për vaksinim. Kjo do t’i mundësojë Ballkanit Perëndimor që ta blejë një numër të vaksinave nga Marrëveshjet e Avancuara të Blerjes të BE me gjashtë prodhues, ashtu që Shtetet Anëtare ka thënë Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, transmeton gazeta Express.