Ka vdekur në moshën 58-vjeçare ish-futbollisti i njohur italian Gianluca Vialli.
Ish-sulmuesi i famshëm vuante nga tumori në pankreas që e zbuloi në 2017. Askokohe ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit te përfaqësuesja e Italisë.
Pas kurave shëndeti i Vialli u përmirësua, por me kalimin e kohës problemet u rikthyen. Gianluca Vialli është një nga futbollistët italianë më të njohur. Vialli e nisi karrierën si profesionist te Cremonese në 1980, transmeton KLAN.
Më pas u aktivizua me Sampdoria, Juventus dhe Chelsea ku fitoi trofe të shumtë mes tyre edhe Champions League. Me përfaqësuesen e Italisë luajti gjatë viteve 1985 – 1992.