Ka vdekur në moshën 91 vjeqare regjisori i mirënjohur Jean-Luc Godard, i cili do të mbahet mend si pioner i lëvizjes “New Wave” në kinemanë e viteve 1960-ta.
Fama e tij nisi me filmin “À bout de souffle”.
Grupi i pasur i filmave me ndikim të Godardit në vitet 1960 përfshinte gjithashtu Le Mépris (Përçmimi), Bande à Part (Banda e të huajve) dhe Alphaville.
Puna e tij solli një gjallëri dhe guxim të ri në kinema dhe kishte ndikim tek regjisorët si Quentin Tarantino dhe Martin Scorsese.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Godard “kishte vizionin e një gjeniu”.