Shtetet e mëdha të Evropës po i rikthejnë disa nga masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Numri në rritje i të infektuarve ka bërë që Franca të vendos masa të rrepta të cilat do të fillojnë të zbatohen nga dita e premte. Francezët do të lejohen të dalin jashtë shtëpive vetëm për punët e tyre esenciale dhe nevojat shëndetësore.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se vendi rrezikon të përfshihet nga një valë e dytë e përhapjes së virusit dhe të jetë shumë më e fortë se e para.
Ndërkohë, Gjermania do të vendos masa pak më të lehta. Nga e hëna, do të mbyllen restaurantet, teatrot, kafenetë dhe qendrat e fitnesit.
Gjavë javës së fundit është rritur vazhdimisht numri i të infektuave me koronavirus në shumë prej vendeve evropiane. Në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën u shënuan 310 vdekje dhe 24, 701 të infektuar.
Një studim i bërë në Angli, ka treguar se në këtë vend çdo ditë rreth 100,000 persona preken nga virusi.
Ditë më parë, në Spanjë filloi gjendja e re emergjente e cila parasheh që njerëzit të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Në Itali, masat e reja do të zgjasin për një muaj dhe në to përfshihet mbyllja e restauranteve në gjithë vendin nga ora 18:00.