Vendet e Bashkimit Evropian kanë filluar sot vaksinimin e qytetarëve me vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër Covid-19.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të shtunën se të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së janë pajisur me vaksinën.
Deri më tani, në BE janë regjistruar 335,000 vdekje të lidhura me koronavirusin.
Në Itali, vendin e goditur më së rëndi nga pandemia e koronavirusit në Evropë, punonjësit shëndetësorë filluan t’i marrin vaksinat.
“Kjo datë do të jetojë përgjithmonë me ne”, shkroi kryeministri italian, Giuseppe Conte, në Twitter.
Politikanët dhe ekspertët paralajmërojnë se do të duhen disa muaj përpara se vaksina të jetë e disponueshme për secilin person që dëshiron ta marrë.