Hulumtuesi i lartë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, Milan Nic, ka konsideruar se tani për tani pjesa veriore e Kosovës është “vatër më e nxehtë” se Bosnja e Hercegovina për të shpërthyer në një konflikt të armatosur.

“Veriu i Kosovës është vatër me e nxehtë se Bosnja e Hercegovina, që janë dy situata fragjile. E tëra është mbi sigurinë që ofron NATO-ja dhe mbi përkushtimin amerikan dhe praninë e saj në Evropë, që do të vihet në pikëpyetje me zgjedhjet presidenciale në vitin e ardhshëm”, ka thënë Nic, transmeton KOHA.

“Ka lojë të pritjes mes liderëve lidhur me rezultatin e luftës në Ukrainë dhe zgjedhjet në ShBA”.

Këto deklarime janë bërë nga Nic në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Beograd.

Folësit në panel theksuan se roli i NATO-s është thelbësor për arkitekturën e sigurisë në Evropë, e edhe në Ballkanin Perëndimor. Ata kanë theksuar se e ardhmja e vendeve të këtij rajoni duhet të jetë në këtë aleancë dhe në BE. Aty janë shqyrtuar disa aspekte të sigurisë si pasojë e agresionit të Rusisë në Ukrainë, ndërkohë që vëmendje i është kushtuar edhe zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

.

Lexo më shumë këtu

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *