Të enjten në mesditë ka vdekur gazetari i njohur shqiptar Kastriot Myftaraj.
Sipas hetimeve të para të policisë, Myftaraj është vetëjedhur nga kati i katërt i banesës në lagjen
“Ali Demi” të Tiranës.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.
Myftaraj lindi në Korçë në vitin 1966, teksa ka punuar për një periudhë kohe si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Korçës dhe pas rënies së regjimit komunist në disa të përditshme në Tiranë, duke filluar që nga gazeta “55”, “Rilindja Demokratike”, gazeta “Sot”.
Pas shpërnguljes në Tiranë, ai ka botuar edhe disa libra. Kastriot Myftaraj ka qenë pjesë e ekraneve televizive shqiptare si analist politik dhe moderator i emisioneve politike.