Gjatë vitit 2021 në Kosovë janë kryer 40 vetëvrasje dhe mbi 100 persona kanë tentuar t’i japin fund jetës së tyre.
Të dhënat janë bërë të ditura nga Blind Skeja nga platforma “Linja e Jetës”.
“Fusha e shëndetit mendor në Kosovë është jashtëzakonisht e mangët”, ka thënë Skeja për emisionin Sonte me Rronin, transmeton KOHA.
Sipas tij, Policia e Kosovës nuk i ka të dhënat për të parë se cila gjini ka kryer më tepër vetëvrasje në Kosovë ndër vite.
“Duke i rregulluar ligjet dhe të drejtat, mund të ulet edhe numri për vetëvrasje. Personat me kancer që kalojnë vitin e parë të sëmundjes, kanë prirje për vetëvrasje. Veteranët janë të prirë për të bërë vetëvrasje për shkak të problemeve pasluftës”, tha Skeja.