Zëvendësministri i pushtetetit lokal, Arbër Vokrri, ka thënë se njëri nga të arrestuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e ka pranuar fajësinë.
Në emisionin “Fol me Arin”, ai tha se Policia e Kosovës me sukseset e saja po i jep sinjal Serbisë që nuk është lehtë ballafaqimi me Kosovën.
“Me aq sa kam informacion edhe pse nuk është në domenin tim, por e di se dikush nga të arrestuarit si i dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e ka pranuar pjesëmarrjen në realizimin e atij akti terrorist”.
“Do të thotë se pista e hetimeve të mëtejme vetëm se është e trasuar, dhe mendoj se sukseset e Policisë së Kosovës japin sinjal të qartë Beogradit dhe grupeve paramilitare që regjimi i Beogradit i koordinon se nuk do ta kenë lehtë të ballafaqohen me Kosovën”, ka thënë Vokrri. (klankosova.tv)