Rajonit të Ballkanit i duhet mbështetja e Shteteve të Bashkuara, ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Ajo e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme mbështetjen e SHBA-ve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Akterët evropianë sigurisht e vlerësojnë angazhimin e presidentit amerikan Joe Biden dhe po, rajoni vërtetë ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së”, ka thënë Von Cramon për Kosovo Online.
“Asociacioni i komunave serbe është sigurisht një nga pyetjet, por ka aq shumë se çfarë komuniteti serb do të mund të bënte në këtë proces. Besoj se në dialog ka gjëra tjera urgjente, por shpresoj që qershori të paraqesë një fillim të ri në proces”, është shprehur politikanja gjermane, transmeton Koha.net.