Pretendimet se Katari u ka dhënë ryshfet zyrtarëve të Bashkimit Evropian në përpjekje për të fituar ndikim përbëjnë “shqetësim të madh”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo tha se akuzat janë “shumë shqetësuese” dhe “shumë serioze”, dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës në BE.

Më 10 dhjetor, Policia belge arrestoi katër persona, mes tyre edhe zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, lidhur me disa hetime për korrupsion dhe pastrim parash. Katari i ka mohuat këto pretendime.

Policia belge sekuestroit të premten rreth 600 mijë euro, pas bastisjes në 16 lokacioneve në Bruksel. Po ashtu janë sekuestruar edhe kompjuterë dhe disa telefona.

Ligjbërësja greke, Eva Kaili, njëra nga 14 zëvendëspresidentët e Parlamentit Evropian, u mor në pyetje ditën e arrestimit.

Pas kësaj, Kaili është përjashtuar nga partia e saj në Greqi, Lëvizja Panhelenike Socialiste (PASOK).

Edhe grupi i qendrës së majtë të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian e suspendoi Kailin menjëherë.

Prokurorët në Greqi thanë gjithashtu se kanë ngrirë të gjitha asetet e saj. / REL /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *