Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë sot se qëllimi i Bashkimit Evropian është që para fundit të vitit të nisin bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Synimi i përgjithshëm është që me të vërtetë të nisë procesi i anëtarësimit dhe kjo nuk duhet të pengohet më”, tha Von der Leyen gjatë takimit me Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.
“Prandaj synimi ynë është që deri para përfundimit të vitit të fillojë konferenca ndërqeveritare”, u shpreh ajo, transmeton VOA.
Në mars të vitit të kaluar Këshilli Evropian vendosi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ndërsa pritej organizimi i konferencës ndërqeveritare, e cila shënon dhe nisjen zyrtare të këtij procesi, gjithshka u bllokua papritur nga Bullgaria, për shkak të kërkesave dhe pretendimeve të saj ndaj Maqedonisë së Veriut.
Von der Leyen është duke vizituar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe gjatë vizitave në Tiranë dhe Shkup përsëriti se qëllimi i Komisionit Evropian është që konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të realizohet para fundit të këtij viti.
Lexo më shumë këtu