Kremlini njoftoi ndërprerjen e furnizmimit me gaz natyror të Bullgarisë dhe Polonisë, ndërsa kërcënoi se do të ndërpresë furnizimet edhe për vende të tjera.
Zyrtarët evropianë e shohin vendimin rus si provokim të radhës dhe thanë se Moska po e përdor si shantazh ndërprerjen e gazit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se njoftimi i kompanisë Gazprom për ndaljen e njëanshme të dërgesave të gazit është një provokim tjetër nga Kremlini.
“Nuk është habi që Kremlini shfrytëzon karburantet fosile në përpjekje për të na bërë shantazh”, tha zonja Von der Leyen ndërsa shtoi se “Kremlini dështoi në përpjekjet për përçarjen e vendeve anëtare të Bashkimit Evropain dhe se epoka e energjisë ruse në Evropë po shkon drejt fundit”.
Dy vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Bullgaria dhe Polonia, janë të parat të cilave u pezullohen furnizimet me gaz natyror nga Rusia pas refuzimit të tyre për të paguar në rubla, masa më e ashpër e Kremlinit në kundërpërgjigje të sanksioneve për sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës.
Lexo më shumë këtu