Rusia ka akuzuar Ukrainën për vrasjen e Darya Dugin, vajzës së ultra-nacionalistit rus Alexander Dugin.
Ukraina e ka mohuar përfshirjen në këtë rast, derisa Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka akuzuar shërbimet sekrete ukrainase për vrasjen.
Shërbimi i sigurisë të Rusisë, FSB, u citua nga agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë se sulmi u krye nga një grua ukrainase e lindur në vitin 1979, identiteti, fotografia dhe informacionet personale të së cilës u shfaqën në faqet e internetit me lajme në rusisht, transmeton VOA.
Këto faqe interneti e lidhën atë me shërbimet e sigurisë të Ukrainës dhe e akuzuan atë si anëtare të batalionit Azov, një njësi e ushtrisë ukrainase që Rusia e ka cilësuar si një grup terrorist.