Një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters është vrarë të premten në pjesën jugore të Libanit, ka njoftuar agjencia e lajmeve përmes një deklarate.
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam se videografi ynë, Issam Abdallah, është vrarë”, thuhet në deklaratë.
“Issam po punonte si pjesë e një ekipi të Reuters në Libanin jugor, i cili po jepte një sinjal video të drejtpërdrejtë.
“Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacion, duke punuar me autoritetet në rajon dhe duke mbështetur familjen dhe kolegët e Issam.”
Dy gazetarë të tjerë të Reuters, Thaer Al-Sudani dhe Maher Nazeh, pësuan lëndime dhe po kërkojnë kujdes mjekësor, është njoftuar përmes deklaratës së Reuters.
.
.