Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se mes Kosovës dhe Kroacisë ekziston një pakt “i dukshëm”.
“Sa i përket Prishtinës e Zagrebit, është një pakt krejtësisht i dukshëm, nga mediat, deri te ai financiar dhe i sigurisë. Nuk është ndonjë befasi”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe.
Siç transmeton Koha.net, presidenti serb ka thënë se Serbia nuk është më e dobët ‘si ishte dikur’.
“Ka njerëz që mendojnë se vetëm një Serbi inekzistente është Serbi e mirë. Nuk ekziston për ta një Serbi që është mjaftueshëm e vogël. Dhe ata mendojnë se të gjithë paraardhësit e mi kanë qenë më të mirë. Sigurisht sepse Serbia atëherë ishte e vogël dhe e dobët, e më nuk është e tillë. Kur u shpall pavarësia e të ashtuquajturës Kosovë, njëri iku në Rumani dhe tjetri i dha fund mitingut”, ka thënë Vuçiq.
Lexo më shumë këtu