Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar gjatë ditës së premte me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.
Gjatë takimit, Vuçiq tha se vendi i tij “nuk po kërkon arsye për të mos arritur zgjidhje” në raport me Kosovën.
“Është veçanërisht e rëndësishme për ne që të zbatojmë marrëveshjet e dakorduara, kryesisht marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjen mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por ne jemi të gatshëm të diskutojmë gjithçka,” ka thënë mes tjerash ai, transmeton REL.
Në një konferencë për media pas takimit me presidentin serb, Mass ka thënë se tani “është koha e duhur për vazhdim të procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe për të arritur rezultate”.
Lexo më shumë këtu