Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar të premten se diplomatët evropianë i kanë ofruar atij një ‘kornizë të re’ për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët e Kancelarit gjerman dhe të Presidentit francez, Vuçiq tha se nga dy këshilltarët një propozim për një kornizë krejtësisht të re për bisedimet në Bruksel, e cila siç ka thënë Vuçic duhet të çojë tek zgjidhja përfundimtare me Republikën e Kosovës, raporton N1, trasnmeton Express.
Vuçic ka treguar se mesazhi i ndërkombëtarëve ka qenë që në situata kur ka një luftë që po zhvillohet në Evropë, nuk ka nevojë për një tjetër konflikt të ri, derisa i kanë treguar se ka nevojë për një zgjidhje sa më shpejtë.
“Biseda nuk ishte aspak e lehtë dhe në thelb mund të them disa gjera. Përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme evropiane, të cilët theksuan se kanë mbështetjen e SHBA-së dhe Turqisë për këtë, besojnë se në kushtet kur ka një luftë në Evropë, nuk ka nevojë për konflikte të reja dhe se është e nevojshme të arrihet zgjidhja më e shpejtë e mundshme”, ka thënë Vuçic.