Kryeministra e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se vendi i saj “e fitoi betejën” kundër Covid-19.
Ajo ka treguar se nuk ka më raste infektimi të cilave nuk ju dihet prejardhja. Kështu, tanimë ka nisur lehtësimi i madh i masave të izolimit duke e ulur gjendjen në vend në nivelin e alarmit.
Gjithashtu, drejtori i shëndetësisë Dr Ashley Bloomfield tha se vendi ka arritur “qëllimin e eliminimit”.
Ai ka shpjeguar se kjo nuk do të thotë që të mos ketë më raste infektimi, “po do të thotë se e dijmë nga vijnë rastet”.
Që nga përhapja e pandemisë, ka pasur rreth 1,500 të prekur në Zelandën e Re, derisa 80% e tyre janë shëruar. Ndërkohë, viktima janë shënuar 19.