Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ‘të dëshmoj’ se është në anën e tyre dhe të veproj.
“Dëshmojeni që jeni me ne. Dëshmojeni që nuk do të na lini”, ka thënë Zelensky gjatë një fjalimi virtual mbajtur para deputetëve të Parlamentit Evropian.
Ai ka thënë se ajo çfarë po ndodh në shtetin e tij është tragjedi dhe se ukrainasit janë duke luftuar për tokën e tyre, lirinë dhe jetët.
Ndërsa, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka përshkruar luftën ruse në Ukrainë si betejë në mes të “sundimit të ligjit dhe sundimit të armës”.
Siç transmeton REL, ajo ka paralajmëruar se BE-ja nuk do të pranojë kurrë qëndrimin se Ukraina nuk ka të drejtë të ekzistojë dhe ka dënuar “agresionin e zhveshur” të presidentit rus, Vladimir Putin kundër Ukrainës.
BE-ja ka reaguar “me shpejtësi të dritës” për të prezantuar pakon më të madh të sanksioneve në historinë e bllokut, e cila do të ketë ndikim të madh në ekonominë ruse, ka shtuar ajo.