Misionit të Bashkimit Evropian për paqeruajtje dhe siguri në Bosnjë e Hercegovinë i është zgjatur mandati edhe për një vit.
I njohur si EUFOR Althea, misioni përbëhet nga rreth 1.100 ushtarë nga 20 shtete që janë dislokuar në Bosnje që nga viti 2004.
Këtë vit, këtij misioni i skadonte mandati më 3 nëntor, derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për zgjatjen edhe për një vit të mandatit, transmeton REL.
Ambasadorja franceze në OKB, Natalie Broadhurst, tha se prezenca e komunitetit ndërkombëtar në Bosnje është thelbësore për stabilitetin e shtetit dhe të rajonit.
EUFOR-i zëvendësoi trupat paqeruajtëse të NATO-s në Bosnje në vitin 2004.