Humbja e kontrollit të Kongresit është një lëkundje në politikën amerikane, e cila do të shkatërronte menjëherë axhendën e Biden-it që ka mbetur e paplotësuar – kryesisht fushata zotohet të rrisë shpenzimet sociale, pjesërisht të kompensuara nga rritja e taksave ndaj korporatave dhe individëve të pasur

The Economist
Në shqip: abcnews.al

Shikoni propagandistët dhe mediat. Ata vazhdojnë të na quajnë kandidatët më të rrezikshëm që po konkurrojnë në Amerikë.

Ajo që ata në të vërtetë nënkuptojnë është se ne jemi një rrezik për ta dhe për pushtetin e tyre, “tha Abe Hamadeh, republikani që kandidon pë postin e prokurorit të përgjithshëm të Arizonës, gjatë turneut në vendet, në ditët e fundit të fushatës.

Ai është pjesë e një treshe kandidatësh republikanë që kërkojnë poste të larta shtetërore. Mark Finchem, një ligjvënës i cili u fotografua në Kapitol më 6 janar 2021, kandidon për të qenë sekretar i shtetit.

Kari Lake, e nominuara për guvernatore, është ndoshta politikanja më e fortë që ka dalë nga cikli i mandatit të mesëm. Arsyeja e saj për të marrë pjesë në garën paraprake ishte refuzimi i “zgjedhjeve të dobëta, të dyshimta, të korruptuara”.

“Ne do të shpëtojmë Arizonën ose ky vend do të përfundojë në gërmadha, “ tha ajo në fjalimin e saj përmbyllës.

Demokratët, të cilët sipas sondazheve janë më të predispozuar të humbin, janë dakord me fjalimin e saj.

Kthesa e populistëve  në politikën amerikane është e vështirë të përmblidhet me një fjalë të vetme.

Andre Breton, themeluesi francez i lëvizjes surrealiste, dikur e përkufizoi metodën e tij surrealiste si të heqësh dorë nga kontrolli  i mendimeve automatike, jo vetëm të shkëputura nga arsyeja, por edhe i shkëputur nga të gjitha shqetësimet morale – i cili mund të ripërdoret si një përkufizim për populizmin e Trump.

Historia e këtyre mandateve, gjithashtu, është surreale: ka një ngjarje ndryshe, partia e një presidenti që humbet vendet në Kongres për herë të 20-të nga 22 mandatet e fundit.

Dhe diçka e tillë mund të shtyjë gjithashtu burrat dhe gratë të kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve që ata i konsiderojnë jo të favorshme,  pavarësisht se nuk kanë kaluar as dy vite nga e njejta llogjikë që çoi në sulmin e Kapitolit.

Humbja e Lake ndaj Trump i tejkalon standardet normale të mospërfilljes dhe nuk ka asnjë  dyshim se besnikëria do të triumfonte mbi detyrën.

Ky skenar nuk është thjesht hipotetik. Ish-presidenti mbetet në krye të partisë. Ai ka deklaruar të gjitha qëllimet e tij për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme – ndoshta me Lake si kandidate të tij.

Gjyqtarët federalë, madje edhe ata të emëruar nga presidentët republikanë, mbeten një mburojë për rendin demokratik.

Por ato janë një nga linjat e pakta të mbetura të mbrojtjes ndërsa epoka e Trump vazhdon të revolucionarizojë partinë: një pjesë në rritje e senatorëve, kongresmenëve, prokurorëve të përgjithshëm të shtetit dhe sekretarëve të shtetit po nxjerrin në pah se besnikëria ndaj gënjeshtrave zgjedhore të Trump janë. një test thelbësor në zgjedhjet afatmesme dhe jo në zgjedhjet e përgjithshme.

Kevin McCarthy, kryetari i mundshëm i Dhomës së Përfaqësuesve nëse fitojnë republikanët, pas sulmit të 6 janarit 2021, sugjeroi që partia e tij të shkëputej nga Trump. U deshën vetëm disa javë që ai të ndryshonte mendimin dhe të forconte edhe më shumë lidhjen me partinë.

Demokratët sigurisht kishin shpresuar për të më mirën. Ata e filluan vitin me rezultate jo shumë të mira, kur sondazhet dhe perspektivat e një legjislacioni të suksesshëm dukeshin të zymta.

Por duket sikur shpresa u rrit gjatë muajve të verës, pasi Gjykata e Lartë mori vendimin  për të rrëzuar Roe v Wade. Por lumturia nuk duket se zgjati shumë pasi ata u kthyen në realitetin e hidhur në tetor.

Kërcënimi për përmbysjen e zgjedhjeve elektorale dhe rikthimi në Trumpizëm ka më pak rëndësi sesa pakënaqësia e votuesve për bllokimet e Covid-it, krimin, inflacionin dhe emigracionin – çështje për të cilat kandidatët demokratë kanë luftuar për të marrë një përgjigje bindëse.

Partia tani është në ankth për humbjen e guvernatorëve të shteteve të sigurta liberale si Oregon dhe New York. Biden dhe Kamala Harris, zëvendëspresidentja, nuk kanë marrë pjesë në fushatën e disa prej shteteve më të rëndësishme të fushtatës, sepse prania e tyre do të bënte më shumë dëm se sa dobi.

Edhe Sean Patrick Maloney, kongresmeni demokrat që kryeson aparatin përgjegjës për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, po lufton për mbijetesën e tij politike me një rezultat të ngushtë.

“Kjo frymë e re është e gatshme të kalojë mbi sensin e përbashkët, vlerat demokratike dhe liritë kushtetuese për të marrë atë që dëshiron – asnjë pjesë e vendit nuk është e imunizuar nga kjo, përfshirë Nju Jorkun,” shpjegon ai.

Por ai thotë se planet që republikanët kanë për të luftuar krimin dhe inflacionin nuk janë të mjaftueshme.

“Ata do të përdorin frikën dhe dinakërinë për t’i shfrytëzuar këto probleme për përfitime politike.”

“Të jesh irlandez do të thotë të dish se herët a vonë bota do të të thyejë zemrën,” tha Maloney. “Gjithçka që mund të bëni është të dilni dhe të punoni me zemër dhe të jeni të bindur për atë që po bëni. Ndërsa pjesa tjetër është në duart e Zotit.”

Humbja e kontrollit të Kongresit është një lëkundje në politikën amerikane, e cila do të shkatërronte menjëherë axhendën e Biden-it që ka mbetur e paplotësuar – kryesisht fushata zotohet të rrisë shpenzimet sociale, pjesërisht të kompensuara nga rritja e taksave ndaj korporatave dhe individëve të pasur.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve “shkatërrohet”, legjislacioni ndoshta do të duhet të kalojë nëpër tre grupe: atë të Biden, të McCarthy dhe shumicës republikane dhe atë të grupit parlamentar- kontingjentit të djathtë të kongresmenëve republikanë që përbëjnë një pjesë e madhe të legjislacionit.

Bizneset amerikane nuk do të kenë më nevojë të shqetësohen për një Kongres Demokratik që do të rrisë normat e tyre marxhinale të taksave, dhe në vend të kësaj do të përqëndrohet në mundësinë e rregullave të reja.

Aktualisht, beteja për Senatin duket si një hedhje monedhash.

Rezultati i tij mund të vendoset sërish nga një balotazh në Gjeorgji. Por nëse demokratët do ta humbnin gjithashtu, kjo do t’i dëmtonte më shumë.

Mitch McConnell, republikani nga Kentaki, i cili drejton partinë në Senat, do të bënte të pamundurën për të penguar Biden që të vendoste një gjyqtar tjetër në Gjykatën e Lartë, në rast të një vendi vakant, duke përsëritur një marifet të kryer kur Barack Obama ishte president.

Ritmi i emërimeve të tjera në drejtësinë federale dhe pozitat ekzekutive ndoshta do të ngadalësohej. Dhe Shtëpia e Bardhë nuk mund të mbështetej më tek Senati për të hequr propozimet më pak të favorshme përpara se të diskutoheshin nga presidenti.

Së fundmi, rezultatet do të ishin një pasqyrë për zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2024.

Trump thuhet se po mendon një datë për kandidaturën e tij. Një rezultat i papritur për partinë e tij mund ta vonojë atë por vetëm përkohësisht. Tashmë kanë filluar akuzat e demokratëve.

Ata mund të nxisin kryengritësit se Biden, i cili është më i madh në moshë nuk është njeriu i duhur për mposhtur Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *