Kreu i Partisë Socialdemokrate, Zoran Milanoviq, siguroi një fitore të lehtë dhe bindëse, duke marrë 75% të votave pas numërimit të pothuajse të gjitha qendrave të votimit.

Pavarësisht se roli i tij është kryesisht ceremonial dhe me kompetenca të kufizuara sipas ligjeve, Milanoviq theksoi rëndësinë e pozicionit të tij si të padiskutueshëm dhe një në vend.

“Sa i përket çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, siç përcaktohet nga Kushtetuta, unë do të jem komandanti suprem. Jo vetëm thjeshtë i barabartë, por personi me përgjegjësi kryesore, sepse kështu e thotë Kushtetuta”, deklaroi Milanoviq, transmeton Klankosova.tv.

I njohur për retorikën e tij populiste dhe shpesh të ashpër, ai nuk ka nguruar shpesh të kritikojë BE-në dhe NATO-n për mbështetjen e tyre ndaj luftës së Ukrainës.(klankosova.tv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *