Aleksandar Vuçiq do të vazhdoj të jetë President i Serbisë edhe për një mandat, tregojnë rezultatet preliminare nga zgjedhjet e mbajtura të dielën.
Sipas këtyre rezultateve, Vuçiq hyn në mandatin e dytë presidencial me mbështetjen e 58.58 për qind të votuesve. Ai la pas kandidatin e opozitës, Zdravko Ponosh, i cili doli i dyti me 18.31 për qind të votave.
Në këto zgjedhje, Vuçiq, po ashtu, mori një përqindje më të lartë të votave se në presidencialet e vitit 2017, transmeton REL.
Zgjedhjet presidenciale, të jashtëzakonshmet parlamentare dhe ato lokale për qytetin e Beogradit, Borit dhe 12 komunave të tjera, të cilat u mbajtën në Serbi më 3 prill, u përshkuan me pjesëmarrje të lartë.
Grupi “Të Bashkuar për fitoren e Serbisë”, një koalicion i gjerë i qendrës, do të jetë forca më e madhe opozitare në Kuvendin e Serbisë.
Ata shënuan rezultatin më të mirë pas Partisë Përparimtare Serbe, por, megjithatë, dy forcat i ndajnë rreth 30 për qind e votave.
Lexo më shumë këtu