Është ngritur në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.
Përpos dy personave të parë të deklaruar pozitiv me virusin, tani Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 6 persona të tjerë të infektuar, që kanë qenë në kontakte të ngushta me dy të parët, derisa dy raste të tjera të prekur nuk kanë pasur lidhje me ata paraprakë.
Në komunikimin e përditshëm me mediat nga Ministria e Shëndetësisë, zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se pritet një rritje e numrit të rasteve duke kërkuar nga qytetarët respektimin rigoroz të urdhërave dhe të masave të përcaktuara nga autoritetet.
“Masat që po vazhdojmë të marrim është karantinimi i detyruar për të gjithë kontaktet e ngushta të atyre personave që dalin të sëmurë me koronavirus. E ritheksoj, karantinim i detyruesëem. Është i rëndësishem sepse shmang kontaktet e këtyre njerëzve me të tjetër dhe shmang perhapjen”, u shpreh ajo, transmeton Top Channel.