Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti arriti të përmbush vetëm 28 premtime nga 100 që i kishte paraqitur para qytetarëve në fushatën zgjedhore të vitit 2017, ka treguar një hulumtim i Iniciativës për Progres “INPO”.

Në raportin e publikuar janë dhënë detaje për premtimet e Ahmetit dhe realizimin e tyre gjatë mandatit të dytë në drejtimin e kryeqytetit.

“Nga njëqind (100) premtime, për gati katër vite mandat janë përmbushur plotësisht vetëm njëzetetetë (28) premtime, gjysmë të përmbushura janë pesëmbëdhjetë (15) premtime, kanë filluar së realizuari tridhjetekatër (34) premtime, kurse nuk është ndërmarr asnjë veprim konkret në kuadër të realizimit të njëzetetre (23) premtimeve”, thuhet në njoftimin e INPO.

“Fusha me më së paku premtime të realizuara është fusha “Prona jonë e barabartë në Planifikim, ku nga katërmbëdhjetë (14) premtime, plotësisht nuk është realizuar asnjë, ndërsa fusha me më së shumti realizim është fusha “Ndërmarrjet Publike në shërbim të qytetarëve”, ku nga dhjetë (10) premtime, tetë (8) prej tyre janë realizuar plotësisht.”

Në raport theksohet se më shumë se gjysma e premtimeve janë në fazat fillestare të implementimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *