Sot bëhen 12 vite nga miratimi në Kuvend i Himnit shtetëror të Kosovës.
Më 11 qershor të vitit 2008 u ofrua propozimi me shifrën ‘Europa’ dhe më pas u votua si si himn shtetëror me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime.
Kur ishte propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni ka pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të restrikcioneve nga pakoja e Martti Ahtisaarit komisioni përzgjedhës ishte detyruar të heqë tekstin.