Pas zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën, 21 komuna në Kosovë do të shkojnë në balotazh për të zgjedhur të parin e tyre.

Kryeqyteti Prishtina është një prej atyre komunave që në votimet e para nuk arriti të zgjedh krytarin e ri.

Arben Vitia (LVV) në raundin e parë ka fituar 42.86 për qind të votave, derisa Përparim Rama (LDK) ka siguruar 28.70 për qind të votave.

PDK-ja ka shënuar rritje në Prishtinë, por jo mjaftueshëm sa kandidati i saj Uran Ismaili të hyjë në balotazh. Sipas rezultateve preliminare, ai ka marrë 21.76 për qind të votave, pasuar nga Daut Haradinaj i AAK-së me 4.52 për qind.

Edhe në Podujevë do të ketë balotazh mes Ekrem Hysenit të LDK-së që ka fituar 44.31 për qind të votive, derisa në vendin e dytë është Shpejtim Bulliqi nga VV me 43.98 për qind.

Në Fushë Kosovë, kandidati i LDK-së Burim Berisha për një përqindje të vogël nuk ka fituar. Ai morri 49.96 për qind të votive dhe pritet të jetë në balotazh me Enver Bajqincën e VV që fitoi 25.33 për qind.

Partia Demokratike ka dalë subjekti shqiptar me më së shumti komuna të fituara qysh në raundin e pare, transmeton Koha.net.

Pas 8 vjetësh, PDK-ja i ka rikthyer Mitrovicën e Skenderajn, ka arritur ta ruajë pushtetin në Ferizaj, ka fituar edhe në Hanin e Elezit.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *