Janë bërë 22 vite nga nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë në Paris.
Në fillim të muajit shkurt të vitit 1999 kishte filluar Konferenca e Rambujesë që kishte qëllim zgjidhjen e situtatës që po ndodhte gjatë luftës në Kosovë.
Delegacioni i shqiptarëve nga Kosova dhe delegacioni nga Serbia nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshje të njëjtë më 18 mars të atij viti.
Më pas, as tentimi i fundit më 22 mars i të dërguarit special të SHBA-ve, Richard Hollbruk nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bind presidentin e atëhershëm të Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq, që ta pranojë marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare, transmeton Koha.net.
Më 24 mars 1999, aeroplanët e NATO-s filluan bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë.
Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.