Mbi njëqind kërcënime brenda disa ditëve janë regjistruar ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi për shkak të qëndrimeve të tija të shprehura publikisht.  

Në total, gjatë vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar 28 incidente ndaj gazetarëve, ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Jo domosdo të gjitha sulme fizike, por ka pasur vazhdimisht kërcënime online ndaj gazetarëve për shkak të punës së tyre”, ka thënë për REL, Xhemajl Rexha, kryetar i AGK-së.

Ai ka thënë se një nga sulmet më të rënda këtë vit ishte sulmi fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias thekson që edhe gjatë vitit 2021, përgjithësisht është vazhduar trendi i mosndëshkimit ndaj atyre që rrezikojnë ose kanë tendenca të rrezikojnë gazetarët.

“Edhe kjo qeveri po vepron në mënyrë të mbyllur. Kemi edhe çështjen e aspektit financiar. COVID-19 ka lënë pasojë për shumicën e medieve, të cilat ende e kanë shumë vështirë të kthjellen nga situata e rëndë ekonomike”, ka thënë Kusari.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *