Në gjithë botën, prej përhapjes së pandemisë Covid-19, kanë ndërruar jetë 366 gazetarë si pasojë e prekjes nga virusi.

Kjo është bërë e ditur në raportin e organizatës joqeveritare Press Emblem Campaign, transmeton gazeta Zëri.

Sipas të dhënave të PEC, që nga fillimi i marsit në 47 vende në mbarë botën kanë humbur jetën 366 gazetarë nga COVID-19.

Hulumtimi i PEC tregon se nga virusi në vendet e Amerikës Latine kanë humbur jetën 205 punonjës mediatik, në Azi 90, në Evropë 28, në Afrikë 22 dhe në Amerikën Veriore 21. Peruja është në rend të parë me 82 punonjës mediatik, më pas vijon Ekuadori me 40, India 36 dhe Bangladeshi 31.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *