Presidenti amerikan Joe Biden ka shënuar 50 ditët e para në krye të Shteteve të Bashkuara.

Të mërkurën, në ditën e 50 në detyrë, Biden arriti të përmbush një nga premtimet e tija pasi Kongresi miratoi paketën e tij masive të ndihmës ekonomike prej 1.9 trilionë dollarësh për koronavirusin.

Biden ka shpalosur një plan ambicioz pune për 100 ditët e tij të para në detyrë, duke premtuar veprim të shpejtë për gjithçka, që nga ndryshimi i klimës, reforma e imigracionit e deri tek pandemia e koronavirusit.

Një nga sfidat e premtimeve të tija kryesore është zgjidhja e problemit të pandemisë së koronavirusit.

Ai pritet ta realizojë synimin e tij për të bërë 100 milionë doza vaksine në 100 ditët e tij të para qysh në fund të javës së ardhshme, transmeton VOA.

Presidenti Biden gjithashtu realizoi me lehtësi premtimet kryesore të bëra në fushatë për anulimin e politikave të ish-administratës Trump në pothuajse çdo fushë, që nga ndryshimi i klimës e deri tek imigracioni. Së pari, administrata Biden e ktheu vendin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Marrëveshjen e Parisit për Klimën, ndaloi ndërtimin e murit kufitar, u dha fund kufizimeve të udhëtimit për njerëzit nga një numër vendesh me shumicë myslimane dhe krijoi një grup pune për të bashkuar familjet e ndara në kufirin SHBA-Meksikë.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *