Mesatarisht, mbi 1,000 persona po humbin jetën nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, derisa numri total i të vdekurve i është afruar shifrës 250,000.
Të infektuar tani janë më shumë se 11 milionë, derisa spitalet kanë regjistruar rekord në pranimin e pacientëve.
Dy shtetet e fundit që kanë vendosur masa të ashpra kundër përhapjes së virusit janë Washington dhe Michigan.
Guvernatori i Michigan, Gretchen Whitmer tha se shteti që ai drejton është në gjendje të rëndë dhe mund të ndodh që shumë shpejt të ketë deri në 1,000 vdekje në javë nga koronavirusi.