Vaksina kundër koronavirusit, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, ka treguar efektshmëri të lartë në ndalimin e krijimit të simptomave të Covid-19 tek njerëzit, ka treguar një testim i gjerë i saj.
Sipas testimit të fundit, rezultatet kanë teguar për një mbrojtje prej 70% të pacientëve, por hulumtuesit thonë se efektshmëria mund të arrij deri në 90% përmes ndryshimit të dozës.
Ky lajm nga hulumtuesit e Oksfordit vjen si triumf, edhe pse kompanitë si Pfizer dhe Moderna kanë raportuar për 95% efektshmëri të vaksinave të tyre. Por, siç transmeton BBC, vaksina e Oksfordit është më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur dhe për të arritur nëpër vende të ndryshme të botës.
Nëse aprovohet nga regulatorët, vaksina e AstraZeneca do të jetë një nga më të rëndësishmet në luftimin e pandemisë. Deri tani, qeveria britanike ka porositur 100 milionë doza të saj, derisa vetë prodhuesit kanë thënë se do të kenë tre miliardë doza për gjithë botën gjatë vitit të ardhshëm.