Zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt, ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.
Data 14 shkurt është dita e të dashuruarve, e njohur si dita e Shën Valentinit.
Përmes një njoftimi, Osmani ka bërë të ditur datën e mbajtjes së zgjedhjeve pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.